”Ti ngjash Skënderbeut”, Elisa Spiropali poston foto me pasqyrimin e vetvetes

Shqipëria

”Ti ngjash Skënderbeut”, Elisa Spiropali poston foto me pasqyrimin e vetvetes

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:25
Edi Rama

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ‘kopjuar’ kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, me pasqyrimin e vetes së saj në një dritare. Kohët e fundit Spiropalin e gjejmë më së shumti në Kamëz, ku po kandidon edhe si deputete.

Gjatë takimeve me qytetarët ajo ka gjetur pak kohë për të bërë një foto ‘artistike’.

Ministrja është e veshur me një këmishë ngjyrë blu, gjithashtu mban edhe një maskë.

Normalisht foton e ka shoqëruar me një shprehje të autorit të njohur spanjoll Jorge Luis Borges.

“I pashë të gjitha pasqyrat e botës dhe asnjëra prej tyre nuk më pasqyronte mua”,- shkruan Spiropali bashkëngjitur fotos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat