Basha nga Gjirokastra: Do ta heqim taksën 240 lekë për litër që u vendos për karburantin

Shqipëria

Basha nga Gjirokastra: Do ta heqim taksën 240 lekë për litër që u vendos për karburantin

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:41
Lulzim Basha

Gjatë turit të tij në Gjirokastër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar disa takime me banorët dhe bizneset në këtë qark.

Basha shprehet ekonomia shqiptare është futur në krizë dhe se bizneset nuk morën asnjë mbështetje nga shteti. Më tej ai u shpreh se taksa 240 lekë për litër mbi karburantin që u vendos nga Rama do të hiqet.

Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë që përbën 95% të ndërmarrjeve janë biznesi i vogël janë shtylla kurrizore e ekonomisë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Maqedonia e Veriut dhe Serbia ia kanë dalë ta përballojnë krizën e pandemisë dhe në tërësi situatën ekonomike edhe para pandemisë duke investuar tek eksporti dhe tek trajnimi i forcës punëtore. Po të shikosh buxhetin e shtetit të këtyre dy shteteve, një pjesë të madhe të taksave të qytetarëve ata i kanë investuar për të fuqizuar eksportin dhe për të trajnuar forcën e tyre punëtore për investime të cilat bëjnë të mundur industrinë e eksportit.

Ky është ndryshimi kryesor se pse Shqipëria mbeti në vendnumëro dhe ekonomia shqiptare u fut në krizë edhe para pandemisë, sepse e para punës taksat u rritën, çmimi i karburantit e dini vetë ju është më i larti, dolëm të tretët në botë me Singaporin dhe me Suedinë, çmimi i energjisë është i lartë, përveç kësaj gjysma e bizneseve.

E gjithë ekonomia ka nevojë për ndihmë. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë që përbën 95% të ndërmarrjeve janë biznesi i vogël janë shtylla kurrizore e ekonomisë. Po asgjë nuk e ndihmon ekonominë si investimet e huaja dhe eksporti. Investimet e huaja kërkojnë siguri ligjore, kërkojnë taksa të ulëta, kërkojnë çmime të përballueshme të krahut të punës, çmime përballuese të energjisë dhe pjesës tjetër të strukturës së kostos.

Prandaj në këtë aspekt do të keni ndihmë konkrete. Edhe paketën e garancisë sovrane për huat që do të merrni në kuadër të vështirësive. Paketën anti-COVID do ta përshtatim në mënyrë të tillë që interesat të jenë zero në qoftë se do të detyroheni të merrni kredi për borderonë që shumëkush, ju jo po fasonët për shembull ju ka shkuar aty ku s’bënë më, po paguajnë nga xhepi i tyre paratë për të mbajtur njerëzit në ose t’i heqin.

Dhe me një tavan 2% për çdo investim që do të bëni në kuptimin e investimeve kapitale, pra masat janë konkrete dhe rezultatet do të jenë konkrete por e rëndësishme është që shembulli juaj, shembulli i suksesit që keni ndërtuar një ndërmarrje prodhimi dhe eksporti që punëson në fakt 410 nga të cilët 250 janë të rinj nën moshën 35 vjeç, ne këtë shembull do ta shumëfishojmë dhe kjo shumëfishohet jo me fjalë as me tabelë emulacioni por duke ju mbështetur konkretisht me taksën e sheshtë 9% me uljen e çmimit të karburantit, do ta heqim atë taksën 240 lekë për litër që u vendos taksa Rama mbi karburantin me një fasho të çmimit të energjisë për industrinë prodhuese që të ulë çmimin e energjisë. Sa ishte fatura e energjisë. Me uljen e sigurimeve shoqërorë në 18%.

Dhe këto besoj do të sjellin një frymëmarrje të re për biznesin shqiptar në tërësi dhe biznesin prodhues dhe eksportues në veçanti.

E vetmja gjë që kërkojmë është të bashkojmë duart. Ne ju japim dorën që jo thjesht të mbijetoni, por të vazhdoni të prodhoni, të hapni vende pune dhe kërkojmë nga ju që përmes këtij plani ekonomik të siguroni pagën minimale për një mirëqenie të familjeve.

Si mund të jesh në konkurrencë kur ata i kanë të gjitha më të ulëta se ne? Naftën më të ulët, energjinë më të ulët, taksat më të ulëta, pra minimumi që duhet të bëjmë është që të jemi konkurrues me këto aspekte të kostos dhe në tërësi e rëndësishme është që të keni qeveri në krah, kur sipërmarrja ka qeverinë në krah, atëherë përfitues është ekonomia, janë familjet, janë punëmarrësit, pra punonjësit tuaj, janë fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat