Epidemilogu nxjerr studimin: Ja rezultatet që jep aspirina te pacientët me Covid

Shqipëria

Epidemilogu nxjerr studimin: Ja rezultatet që jep aspirina te pacientët me Covid

Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:08
Epidemilogu Ilir Alimehmeti

Epidemilogu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim në lidhje me efektshmërinë e aspirinës tek pacientët e prekur nga COVID. Ai shprehet se  studiuesit e Universitetit “George Washington”, Washington DC (SHBA) kanë dalë në përfundimin se aspirina është një shtim i mirë dhe i logjikshëm në trajtimi e COVID-19. Alimehmeti thotë se aspirina përdoret prej muajsh në trajtimin e COVID-19, por këto rezultate na mbështesin më fort në përdorimin parandalues të saj.

“Analizoni të shkuarën, vlerësoni të tashmen dhe vizualizoni të ardhmen.” Cit.: Thomas Watson Sr. Miqtë e mi, lajme të mira mbi përdorimin në COVID-19 të një mjekimi të njohur mirë! Tashmë e dimë mirë që risku kryesor i pacientëve me COVID-19 janë fenemonet trombotike.

Por, prej dekadash kemi një medikament të përdorur rutinë për parandalimin e trombozave: ASPIRINËN.

Në një studim retrospektiv me kampion relativisht të kufizuar, studiuesit e Universitetit “George Washington”, Washington DC (SHBA) studiuan efektin e aspirinës dhe i botuan gjetjet në revistën prestigjioze Anesthesia & Analgesia, organ zyrtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimit mbi Anestezinë.

Në total u studiuan:

412 pacientë të shtruar në spital me COVID-19, nga të cilët

312 pacientë nuk kishin marrë aspirinë, dhe

98 pacientë që kishin marrë aspirinë gjatë 7 ditëve përpara shtrimit, ose 24 orët e para të shtrimit.

Gjetjet janë mbresëlënëse.

Grupi i trajtuar me aspirinë shfaqi:

Ulje 44% të riskut për ventilim mekanik,

Ulje 43% të riskut për t’u shtruar në terapi intensive, dhe

Ulje 47% të vdekshmërisë në spital.

Në përfundimet e tyre autorët shprehen:

Përdorimi i aspirinës mund të jetë i lidhur me rezultate më të mira të pacientëve të shtruar në spital me COVID-19.

Megjithatë, për të vlerësuar lidhje shkakësore ndërmjet përdorimit të aspirinës dhe dëmtimit pulmonar dhe vdekshmërisë së pacientëve me COVID-19, nevojitet një provë klinike me grup kontrolli me përzgjedhje rastësore dhe fuqi statistikore të përshtatshme.

Në fakt, aspirina përdoret prej muajsh në trajtimin e COVID-19, por këto rezultate na mbështesin më fort në përdorimin parandalues të saj.

Duke marrë parasysh që aspirina është gjerësisht e disponueshme, me çmim të ulët dhe me efikasitet dhe siguri të studiuar shumë mirë tashmë, është një shtim i mirë dhe i logjikshëm në trajtimi e COVID-19.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT”, shkruan Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat