Shkaktoi aksidentin e rëndë, plagosi 6-vjeçarin në trotuar, arrestohet shoferja

Shqipëria

Shkaktoi aksidentin e rëndë, plagosi 6-vjeçarin në trotuar, arrestohet shoferja

Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçaren që drejtonte mjetin në zonën e Don Boskos, dhe për shkak se humbi kontrollin, përplasi në gjendje të rëndë një fëmijë 6-vjeçar i cili ishte duke qëndruar te vijat e bardha në trotuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases :

A.P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat