Luljeta Bozo mesazh opozitës për ngjarjet e Elbasanit: Jam e bindur për dy gjëra

Shqipëria

Luljeta Bozo mesazh opozitës për ngjarjet e Elbasanit: Jam e bindur për dy gjëra

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:22
Luljeta Bozo

Një nga dy risitë e listës së PS-së për Tiranën Luljeta Bozo, i dërgoi disa mesazhe opozitës, se problemet nuk zgjidhen me konfrontime dhe boks, referuar ngjarjeve të Elbasanit.

“Shkurt fare, për dy arsye, e para filloi që të fryjë një cik dhe e dyta ne inxhinierët i kemi një cik të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë nuk më ishte shkuar më mendjen. Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe shumë respekt dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri, dhe duke pasur në konsideratë mendimin e të gjithë e atyre njerëzve, pas tërmetit u bëra e njohur.

Donin të kishin njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend apo vende të tjera. E pranova ftesën duke qenë e bindur për dy gjëra, e para sepse PS është shumë progresiste, ato që merr përsipër i bën, nuk bën vaki të ketë dhënë ndonjë premtim dhe të mos e ketë mbajtur plotësisht.

Në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira tërmeti dhe pandemia, që i ndërprenë punën për të arritur të gjitha objektivat. Njerëzit nuk duhet të harrojnë kur e mori PS në 2013 cfarë reformash bëri, që nuk janë bërë asnjëherë dhe pse duhet ta votojnë për mandatin e tretë që punën e nisur ta çojnë përpara, që rinia të mos largohet. Jam besimplotë që me mënyrën, qeveria e tregoi veten me menaxhimin e kësaj situate.

Kërkojmë të kemi shtëpinë brenda 24 orëve, por kemi Italinë që akoma nuk po i strehon njerëzit pas tërmetit, apo vende që tejkaluan kapacitetet e spitaleve dhe kërkuan ndihmë. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në cdo bisedë që bën me të. Populli nuk bën më numra si ato që bërtasin nga mëngjesi në darkë dhe kërkojnë konfrontime. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat