‘Nuk ka konferencë pa plotësuar kushtet’/ PE: Ligji antishpifje vija e kuqe e integrimit

Shqipëria

‘Nuk ka konferencë pa plotësuar kushtet’/ PE: Ligji antishpifje vija e kuqe e integrimit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:58
Konferenca per media

Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e konferencës së parë ndërqeveritare nëse nuk plotëson kushtet dhe nëse nuk çon para drejtësisë zyrtarët përgjegjës për shitblerjen e votës.

Deklarata u bë raportuesja për Shqipërinë ne Parlamentin Evropian Izabel Santos. Ndërkohë Maqedonia e Veriut sipas Santos ka bërë hapa përpara sa I përket integrimit.

Përmbushja e kushteve, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shit-blerja e votave, vijojnë të pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt familjes Evropiane.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të enjten, ku u diskutua dhe u votua për raportet e progresit për 4 vendet e Ballkanit Perëndimor, raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos pohoi se vendi ka ecur përpara por janë ende disa kushte që duhen përmbushur, para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

Vendosja para drejtësisë të atyre personave që janë përfshirë në shitblerje e votave, është një tjetër kusht që duhet të finalizohet para konferencës së parë ndërqeveritare.

Skandali I përfshirjes së mafies italiane në afera korruptive me zyrtarë të larët në Shqipëri nuk u anashkalua as në këtë konferencë për media të eurodeputetes, njëkohësisht raportuesës për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Sa i takon Maqedonisë së Veriut, raportuesi I vendit, Ilhan Kyuchyuk deklaroi se ka përpjekje pozitive nga mazhoranca dhe opozita maqedonase për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kyuchyuk vuri në dukje progresin që Maqedonia e Veriut ka bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Amendamentet e progres raportit për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën, u votuan këtë të enjte pas votimit të tyre më 23 shkurt, në Komisionin e politikës së jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat