Fleta e votimit me numra, Kaso: Truk nga Rama, kërkon të fshehë kandidatët

Shqipëria

Fleta e votimit me numra, Kaso: Truk nga Rama, kërkon të fshehë kandidatët

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:40
Ivi Kaso

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që fleta e votimit të jetë me numra, ka thënë se është një truk i Kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes ai ka thën se Rama ka turp nga kanidatët e tij dhe kërkon t’i fshehë pas numrave.

“Sa i përket vendimit për numra jemi të keqardhur që kolegji mori këtë vendim pasi le të themi është Edi Rama ai i cili nuk ka patur asnjëherë vullnet që listat të cilat i cilësoi si të hapura nuk ishin.

Është ai i cili ka turp nga kandidatët dhe kërkon ti fshehë me numra. Na vjen keq se koalicioni ka kandidatët më të mirë dhe na vjen keq se zgjedhësit sdo kenë mundësi ti shohin dhe identifikojnë me emra. Çfarëdolloj truku që u përdor nga mazhoranca ska për ta ndalur ndryshimin, një ndryshim i cili do të jetë pa edi ramën”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat