Kaso: Jemi të pakënaqur me fletën pa emra, Kolegji na dha të drejtë për logon e Bindjes Demokratike

Shqipëria

Kaso: Jemi të pakënaqur me fletën pa emra, Kolegji na dha të drejtë për logon e Bindjes Demokratike

Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:09
Sekretari për çështjet zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso

Sekretari për çështjet zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka shprehur pakënaqësinë për vendimin e Kolegjit Zgjedhor që hodhi poshtë pretendimin e opozitës për fletën e votimit me emra të kandidatëve.

I ftuar në ABC , Kaso tha pavarësisht kësaj PD është e kënaqur me vendimin tjetër të Kolegjit që u dha të drejtë atyre që Bindja Demokratike të ndryshojë logon pasi ishte e ngjashme me atë të PD dhe mund të sillte ngatërresë.

“Jemi të pakënaqur nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Fleta e votimit fsheh emrat e kandidatëve pas numrave. Të kënaqur vetëm pikës që i dha të drejtë pretendimeve tona për logon e Bindjes Demokratike që ngjason me atë të PD. Ishte pika e vetme e kënaqshme e vendimit të Kolegjit. Ka njohur drejtësinë e pretendimit tona. Logoja është e ndryshuar,” tha Kaso.

Sipas tij Partia Socialiste ia arriti që të fshihte kandidatët pas numrave, pasi nuk ka emra të denjë. Kaso theksoi se me këtë vendim u hodh poshtë beteja për të hapur listat.

“Pjesa tjetër e vendimit na lë të pakënaqur. Pavarësisht me forcën e kartonit nuk u realizua 100% hapja e listave, hapja edhe pjesshme ishte hap i mezipritur. Dhe modeli i fundit që luftoti PS është një fletë votimi që fsheh kandidatët pas numrave dhe shqiptarët nuk do të jenë të qartë për kë do të votojnë.

Përveç dimensionit politik që me një dorë bënë sikur i hapën me tjetrën i mbyllën. Ajo që harrojnë shpesh e harruan edhe në 2019 është ajo çka ka nënvizuar Odihr që zgjedhjet në radhë të parë janë për votuesit. Çdo mekanizmi duhet para nga perspektiva e votuesve. Ajo me emra ishte më  e qartë. Interesi i votuesve është që në radhë të parë të dinë për kë të votojnë. Fshehja e emrave pas numrave mund të shkojnë në avantazh të numëruesve por halli i madh që ka Shqipëria është që të garantojnë. Ky trajtim e bën gjithë kauzën të gabuar që në nisje sepse e shohin nga interesi i tyre politik.

Ajo që përfiton, maxhoranca ka turp nga pjesa më e madhe e elektoratit. Nuk janë një pjesë e mirë figura të denja që të përballen me elektoratin. Për të shmangur këtë votë proteste nga emra që janë lakuar për lidhje me kuptimin ka vendosur që të fshehë emrat e kandidatëve pas numrave. Ka bërë sikur ka hapur listat,” tha Kaso. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat