Karçanaj: Dëshmia e penalitetit në e-Albania, u kurseu qytetarëve mbi 47 mln lekë

Shqipëria

Karçanaj: Dëshmia e penalitetit në e-Albania, u kurseu qytetarëve mbi 47 mln lekë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

“Falë e-Albania 112,411 dëshmi janë dhënë me vulë elektronike! Janë eliminuar 12.8 vite kohë pritje në radhë”

Pajisja me dëshmi penaliteti ka qenë dhe është nga dokumentet më të kërkuara nga qytetarët në platformën e-Albani. Dikur, dokumenti merrej me postë pas 15 ditësh dhe me para, pa llogaritur pritjet në radhë. Falë platformës e-Albania, nga janari 2020, dëshmia e penalitetit merret online, me vulë elektronike dhe pa pagesë!

“Dëshmia e penalitetit është shërbim jetik për qytetarët, për çdo aplikim, për çdo zyrë. Falë shërbimit online në e-Albania 112,411 dëshmi janë dhënë me vulë elektronike! Mbi 47 milion lekë u kemi kursyer qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare”, shkruan drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Dëshmia e Penalitetit gjenerohet maksimumi brenda 5 ditësh në seksionin “Dokumentet e mia”, në e-Albania.

“Falë e-Albania, qytetarët kanë kursyer para dhe kohë! Janë eliminuar 12.8 vite kohë pritje në radhë. Vetëm gjatë vitit 2020 në platformë janë gjeneruar 74,320 dëshmi penaliteti, për të cilat dikur qytetarët: Duhet të mbanin radhë në postë; Duhet të paguanin 420 lekë dhe duhet të prisnin 2 javë për të marrë dëshminë. SOT, falë e-Albania, dokumenti merret brenda 5 ditësh, pa para, pa dokumente shtesë, nga Smartphone apo kompjuteri”, shkruan Karçanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat