Kontrollorë turq në Rinas/ Kanë mbërritur që mbrëmë nga Podgorica

Shqipëria

Kontrollorë turq në Rinas/ Kanë mbërritur që mbrëmë nga Podgorica

Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Ndërsa vendi është futur në një situatë kaotike, një lajm i mirë është bërë i ditur.

Sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, të cilët kanë ardhur nga Podgorica.

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije nga Rinasi pak më parë se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar. Nga sot zhbllokohen fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër edhe ato komerciale tha ministrja.

Balluku: Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara , me një përpjekje të madhe . E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh.
Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës. Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë. Nga ky moment do ulen ato avionë që janë esenciale, humanitare, shtetërore, ushtarake, shëndetësore, por ato komerciale, do të fillojnë nga nesër në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat