“Nuk mund të vazhdohet më me fajin e ka Saliu”, Iljazaj: Greva e kontrollorëve përgjegjësi e qeverisë

Shqipëria

“Nuk mund të vazhdohet më me fajin e ka Saliu”, Iljazaj: Greva e kontrollorëve përgjegjësi e qeverisë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:33
Ervis Iljazaj

Dita e sotme shënoi dhe funksionimin normalisht të Aeroportit “Nënë Tereza”, pasi prej tre ditësh, fluturimet u pezulluam për shkak të grevës së 65 punonjësve të Albcontroll.

Për të folur mbi këtë çështje, në rubrikën “Opinion”, ishte i ftuar analisti Ervis Iljazaj. Sipas tij, e gjithë përgjegjësia për situatën e krijuar i atribuohet qeverisë.

“Në këtë histori me këtë që kam ndjekur janë bërë bashkë shumë çështje, ata e bënë qëllimisht. Në këtë histori kemi tre çështje që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. E para është një marrëdhënie e punës, mes kontrollorëve dhe agjencisë. Pse e kanë shkelur ligjin, e dinë gjykata, avokatët. Kemi dhe një çështje tjetër, që do të thotë që përgjithësia e marrëdhënieve publike dhe shoqërisë. Shoqëria i kërkon llogari shoqërisë dhe qytetarët këtë llogari ia kërkon qeverisë. Në këtë kuptim, edhe pse kanë bërë shkelje ligjore është detyrë e qeverisë që të ketë njerëz rezervë. Po për tetë vite, pse kjo qeveri s’ka krijuar një grup kontrolli meritokraci? Në këtë kuptim shërbimet publike janë përgjegjësi e shoqërisë, qytetarët këtë gjë e kanë me qeverinë. E treta kemi një marrëdhënie politike, etiketimi i grushtit të shtetit. Nëse do të flasim teorikisht grusht shteti është një grup i armatosur njerëzish që e marrin qeverinë me dhunë. Grushti i shtetit këtu bie. Thuhet që fajin e ka opozita, edhe pas 8 viteve të qeverisë së PS. Unë nuk e di nëse ata njerëz kanë shkelur ligjin apo jo, nëse e kanë shkelur ligjin e punës të mbajnë përgjegjësi. Unë si qytetarë i Republikës së Shqipërisë nëse më mungon një shërbim i kërkoj llogari qeverisë. Qeveria shqiptare duhet të marrë masat që shërbimet të mos mungojnë. Pse nuk ekzistojnë njerëz rezervë të këtij shërbimi? Le të marrim të mirëqenë që ata s’duan të punojnë më? Do t’i detyrojmë të punojnë? Jo. Qeveira duhet të marri masat për njerëz rezervë”, tha Iljazaj.

Gjithashtu analisti, tha se jo për çdo krizë politike të qeverisë të ngarkohet me faj opozita. Ai tha se shqetësimi i madh është se si në Shqipëri, nuk ka ekipe rezerva për të zëvendësuar punën e kontrollorëve dhe që fluturimet të vijonin normalisht. Ai tha se për të tilla raste, në vende perëndimore, fillimisht flasin gjykatat e më pas eksponentë të politikës, ndërsa në vendin tonë sipas tij, ndodh e kundërta.

“Grusht shteti teknikisht quhet një gjë tjetër, sepse më pas do besojmë edhe fjalët e Berishës që 21 janari është grusht shteti. Këtu tek ne përdoren termat pa i ditur dhe i hedhin për konsum publik. Qeveria ka për detyrë t’i ndjekin ë instancat ligjore dhe të ndjekë kontratat, raporti, mes qytetarëve dhe një shërbimi publik. S’i kontrollojmë llogari policit se përse rendi publik nuk funksionon në vend, duhet t’i kërkojmë llogari ministrit. Këtu vazhdon ideja edhe pas tetë vitesh që fajin e ka Saliu. Përgjegjësia është e qeverisë dhe kjo s’ka asnjë pikë dyshimi. Ka masa të tjera për të marrë, para se të shkosh në burg. Ne nuk mund t’i themi një punëtori mos ki pretendime. Nuk i thuhet kjo. Ju përmendët rastin e minatorëve të Bulqizës. Ky është një shërbim jetik dhe atyre i ndalohet greva, ka këtë klauzolën që ata shpallen të pamundur për të punuar, a është e pamundshme kjo? Unë di që edhe qeveria ka kaluar në burgosje, masë ekstreme, kjo krijon një frymë shtypëse për të gjithë ata që punojnë. Ka pezullim nga puna, shkarkim, nuk kalojmë në burgosje direkte. Ai sabotim është bërë me qëllim, cenohet jeta e njerëzve që jetojnë në Shqipëri, këto duhet të verifikohen. Këtu del në pah se sa shtet të fortë kemi ne. Pezullimi i punës për kontrollin nuk zëvendësohet me ushtarakë. Shqipëria nuk ka njerëz të aftë për të kontrolluar hapësirën ajrore të vendit. Nëse kanë shkelur ligjin është puna e tyre, pyetjet janë si nuk kemi zëvendësues? Ushtria shqiptare nuk ka specialistë ë tillë? Këtyre pyetjeve duhet dhënë përgjigje. Kjo është mungesë serioziteti nga shteti shqiptar. E zëmë se disa mjekë nuk punojnë më, çdo të themi, që nuk e japim dot këtë shërbim. Etiketimi si grusht shteti m’u ka dukur si hiperbolë. Problemi i drejtësisë shqiptare është ky që para se të vendosë drejtësia shprehen liderët politik, po në fakt duhet të jetë e kundërta. Komanda vjen nga lideri politik. Unë jam i mendimit nëse ka pasur shkelje ligjore të ndiqet e të mbajnë përgjegjësi ligjore, por përgjegjësia kryesore i takon qeverisë”, përfundoi Iljazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat