Bushati pas dëshmisë për databazën e PS: Nuk kam besim te SPAK, kur krimi ngjitet lart, ngel pa fajtor

Shqipëria

Bushati pas dëshmisë për databazën e PS: Nuk kam besim te SPAK, kur krimi ngjitet lart, ngel pa fajtor

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:31
Andi Bushati

Gazetari Andi Bushati është prononcuar për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK lidhur me databazën e të dhënave të PS-së për qytetarët e Tiranës pas publikimit në Lapsi

Bushati tha se nuk ka besim se një ngjarje e tillë do të zbulohet dhe se nuk ka besim te SPAK-u, sepse sipas tij kur krimi shkon lart, ngelet pa fajtor.

Bushati: Këtë material e zotërim 1 javë para publikimit. Nuk kam besim se do ta gjejë prokuroria jonë të vërtetën e kësaj ngjarjeje sepse kur krimi shkon shumë lart, këtu krimi ngelet pa fajtor. Prokurorët ishin të interesuar se cili ishte burimi dhe si kemi rënë ne në kontakt me këtë gjë. Gazetari Flamur Vezaj ka 4 vite në SHBA dhe të dhënat  e tij, pa ardhur asnjëherë në Shqipëri janë dekonspiruar vetëm me këtë detaj se ka aplikuar në e-albania.

Nuk pranuam që të këqyren të dhënat dhe ne nuk pranuam që të dorëzojmë provën në fillim, sepse risku mund të përdoret për zbulimin e burimit. E vetmja gjë që është ndërmarrë nga prokuroria, është një urdhër për mos shkatërrimin e pronës. Nuk besoj se SPAK do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje sepse kur çështjet shkojnë lart, faji mbetet jetim.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat