Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj voton dhe bën thirrje për pjesëmarrje

Shqipëria

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj voton dhe bën thirrje për pjesëmarrje

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:27
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste, e deleguar tek Njësia7 në Tiranë ka votuar në orën 10:30 tek qendra e votimit pranë Akademisë së Arteve së bashku me bashkëshortin e saj.

Në një komunikim të saj në rrjete sociale, Ministrja Etilda Gjonaj u shpreh se ‘100 vite pas zgjedhjeve të para të vitit 1921, Shqiptarët sot zgjedhin Kuvendin e katër viteve të ardhshme.

Këto zgjedhje janë të shumë të rëndësishme dhe është dita të vendosni për komunitetin tuaj dhe gjithçka që ka më shumë rëndësi për të ardhmen e familjes tuaj.

Si votues, të gjithë jemi të barabartë në përcaktimin e së ardhmes sonë. Ndaj është tejet e rëndësishme të shkoni të votoni!’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat