Përshpejtohet procesi i numërimit në Durrës, por pritet të vazhdojë edhe nesër

Shqipëria

Përshpejtohet procesi i numërimit në Durrës, por pritet të vazhdojë edhe nesër

Më: 27 prill 2021 Në ora: 00:35
Durrës

Durrësi është një nga qytetet, ku procesi i numërimit të votave ka qenë i ngadaltë.

Gjatë të hënës, në Durrës janë raportuar pushime të gjata të komisionerëve, duke ndikuar në vonesat e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në këtë bashki.

Megjithatë, gazetarja Alma Demiraj raporton se në këto momente, puna po ecën me ritme më të shpejta, ndërkohë që kryetarët e KZAZ-vë kanë njoftuar se nuk do të ketë ndalesa gjatë natës, nëse numëruesit duan pushim, do të zëvendësohen menjëherë.

Pritet që numërimi të vazhdojë gjatë të martës dhe më pas të kemi rezultatin përfundimtar për këtë qark

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat