Librazhd/ Dhunuan atë e bir per motive pronësie, arrestohen 2 vëllezër, shpallet në kërkim një tjetër

Shqipëria

Librazhd/ Dhunuan atë e bir per motive pronësie, arrestohen 2 vëllezër, shpallet në kërkim një tjetër

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Policia e Librazhdit ka arrestuar 2 vëllezës dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin P.Ç dhe djalin e tij për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të bluve, janë arrestuar B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër),  si dhe u procedua shtetasi  A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht. 

Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat