Rezultat paraprak/ Edi Rama më pak i votuar se Lulzim Basha! Ja kush e kryeson listën e kandidatëve në rang vendi

Shqipëria

Rezultat paraprak/ Edi Rama më pak i votuar se Lulzim Basha! Ja kush e kryeson listën e kandidatëve në rang vendi

Më: 29 prill 2021 Në ora: 08:05
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Numërimi i votave për kandidatët në rang kombëtar vazhdon ende, ndërsa deri në këtë momente më i votuari është Taulant Balla i qarkut Elbasan me 21591 vota.

Më pas renditet Erion Braçe, po nga PS me 14058 vota dhe në vendin e tre ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Ajo që bie në sy është fakti se kryeministri Edi Rama është më pak i votuar se kryedemokrati Lulzim Basha.

Kështu kreu i qeverisë renditet i 10 me 11412 vota, ndërsa kryedemokrati Basha në vendin e 6 me 11817 vota.

Në dhjetë kandidatët më të votuar deri tani janë edhe Fatmir Xhafaj, Bledi Çuçi, Blendi Klosi, Niko Peleshi dhe Saimir Hasalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat