2,440 viktima në total nga COVID, sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Shqipëria

2,440 viktima në total nga COVID, sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:18
Ilustrim

Janë kryer 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat