Përdhunimi i të miturës në Rrëshen, flet banorja e fshatit ku ndodhi ngjarja e rëndë

Shqipëria

Përdhunimi i të miturës në Rrëshen, flet banorja e fshatit ku ndodhi ngjarja e rëndë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:39
Banorja e fshatit

Përdhunimi i të miturës në Mirditë nga 5 persona, ka bërë që ditën e sotme sheshi kryesor i qytetit të mbushet me dhjetëra qytetarë, në mbështetje të 15-vjeçares.

Një prej tyre, banore në fshatin ku ndodhi ngjarja e rëndë kërkon dënimin më të rëndë për 5 abuzuesit. Ajo ka edhe një këshillë për prindërit, që të qëndrojnë pranë fëmijëve pasi në rrugë nuk ka siguri.

“Ne e cilësojmë krim. Me pas frikë me dalë në rrugë të madhe, Shteti nuk është. Ata të pestë duhen lidhur e duhen lëshuar me benzinë e të digjen ngadalë t’i shohë krejt populli shqiptar. Jo me i dënuar me gjykim të shkurtuar e të pashkurtuar. Me fëmijët duhet të merresh që kur shkon në kopsht. Edhe duhet të merret me ta sepse fëmija është në duar të pasigurta”, shprehet ajo.

Prezent në marshim kanë qenë edhe pjesëtarë të dioqezës së Rrëshenit. Imzot Dom Gjergj Meta deklaroi për mediat se duhen krijuar ambiente me edukim sa më mbrojtës, veçanërisht për të rinjtë.

“Ne si dioqezë e Rrëshenit i jemi bashkuar kësaj iniciative. Shpresojmë të jetë një mesazh sensiblizues. Shpresojmë që me faktet konkrete të merret shteti. Të krijojmë ambiente dhe vende me një edukim sa më mbrojtës ndaj personave që kanë nevojë.

Dhuna seksuale të mos përsëritet më. Ky është mesazhi që duam të japim. Shpesh herë zgjohemi vetëm kur ndodhin gjërat por duhet bërë një punë e përditshme me të rinjtë që të kenë respekt për njëri tjetrin. Të respektosh trupin e tjetrit, vullnetin, lirinë dhe kur tjetri është i dobët si në rastin e personave të mitur’, shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat