Maliqi: Shpallni "non grata" maskaradën e 25 prillit, jo heroin e demokracisë

Shqipëria

Maliqi: Shpallni "non grata" maskaradën e 25 prillit, jo heroin e demokracisë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:40
Lefter Maliqi

Lefter Maliqi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale shprehet se gjatë 9 fushatave të drejtuara në qarkun e Beratin që nga viti 2005 nuk ka parë zgjedhje të blera si ato të 25 prillit.

Maliqi shprehet se ambasadorët duhet të reagojnë dhe jo ta njohin maskaradën elektorale, sipas tij.

Përsa i përket shpalljes "non grata" të zotit Berisha, Maliqi shprehet se është 25 prilli ai që duhet shpallur  "non grata" jo heroi i demokracisë.

"25 Prill 2021, dita e perdhunimit te votes se lire!

Te dashur miq, kam drejtuar 9 fushata ne qarkun Berat qe nga 2005, por dhe si ish-drejtues policie 1996-2005, kam menaxhuar procese zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor, por kurre s’me kane pare syte si keto zgjedhje te blera, manipuluara kaq hapur, duke perdorur miliona euro, duke shtuar me mijera vende pune, duke shperndare mijera legalizime, duke shtuar mijera familje me perkrahje sociale, duke shperndare 120 milione euro per demet e termetit, duke perdorur administraten me shantazhe e presione, duke marre te dhenat personale te mbi 900 mije shqiptareve nga patrozhaniste si spiunat 1200 te kohes se Diktatorit Hoxha, duke kryer qindra tendera, duke u mbeshtetur nga oligarke e bandite kriminele, duke perdorur policine dhe drejtesine ne mbeshtetje te ketij krimi te shemtuar zgjedhor.

Nese disa ambasadore kane sy te shikojne, veshe te degjojne, e mendje te gjykojne dhe nese duan demokracine ne Shqiperi, te reagojne si duhet, jo te njohin kete maskarade elektorale, kete krim te shemtuar kete perdhunim e deformim te votes e demokracise. Ju ambasadore nese doni demokracine, kush eshte demokracia per ju, kapja e institucioneve, kapja e Parlamentit, zgjedhjet moniste lokale, deformimi, blerja e manipulimi i votes, krimi, korrupsioni etj.

Pse nuk shpallni non grata 25 Prillin, hajdutet dhe kryehajdutin e taksave te shqiptareve, te votes se shqiptareve dhe bashkpunetoret e krimit, korrupsionit, droges dhe oligarkeve, por shpallni non grata heroin e demokracise, njeriun qe bashkoi Kombin me rruge, qe futi vendin ne NATO, qe liberalizoi vizat qe eshte pritur me tapet te kuq ne Shtepine e Bardhe ne USA e plot vlera prej lideri.

Ju shihni interesin  personal apo interesin e Shqiperise pasi lideri historik ka pare gjithmone interesin e shqiptareve, prandaj reagoi dhe nuk lejoi pazarin per kembim trojesh. Zoti i bekofte shqiptaret, e drejta, demokracia do fitoje, reagimi demokratik do ndodhe eshte i pashmangshem. Diktatori u rrezua ne 1990, se shpejti do rrezojme diktatorin e ri."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat