Goci: Të gjithë deputetët e zgjedhur kanë një qëndrim pro Bashës sikur zgjedhjet janë fituar

Shqipëria

Goci: Të gjithë deputetët e zgjedhur kanë një qëndrim pro Bashës sikur zgjedhjet janë fituar

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:29
Ervin Goci

Pedagogu Ervin Goci u shpreh se personat që konkurrojnë përballë Bashës janë në kundërshtim me të, pa një lloj pushteti në parti, por kanë vetëm kundërshti.

Sipas tij, gjithë vendimmarrja në PD ka qenë një riprodhim i asaj që ka qenë më herët dhe se nuk flitet për statut dhe qëndrimet e partisë për çështje të mëdha.

Goci: Personat që konkurrojnë përballë Bashës janë në kundërshtim me të, pa një lloj pushteti në parti, por kanë vetëm kundërshti. Nuk ka një propozim apo një ide. Të gjithë deputetë e zgjedhur kanë një qëndrim pro Bashës sikur zgjedhjet janë fituar.

Ideja është se shumë janë profilizuar kundër Bashës për ta përmbushur. Gjithë vendimmarrja ka qenë një riprodhim i asaj që ka qenë më herët. Nuk flitet për statut dhe qëndrimet e partisë për çështje të mëdha. Unë nuk shoh as kohë dhe as energji për një proces të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat