Shkarkimi i Metës, Murrizi: Ky është shembull për presidentët e ardhshëm të Shqipërisë!

Shqipëria

Shkarkimi i Metës, Murrizi: Ky është shembull për presidentët e ardhshëm të Shqipërisë!

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:04
Myslim Murrizi

Anëtari i Komisionit Hetimor për presidentin Ilir Meta, Myslim Murrizi deklaroi në mbledhjen e sotme se fokusi i Gjykatës Kushtetuese në përfundim të hetimit, është të vendosë nëse vendimi i Kuvendit do pranohet apo jo. Murrizi u shpreh se vendimi i këtij komisioni duhet të shërbejë si mësim për presidentët ë ardhshëm, që të ushtrojnë detyrën brenda kornizave të Kushtetutës.

“Të presim vendimin dhe të shikojmë se si do sillet me votë kuvendi i Shqipërisë. Ka pasur praktika që raportet e Komisioneve Hetimore janë miratuar në Kuvend. Duhet të presim dhe nëse do votohet, gjykata Kushtetuese është në të drejtën e saj vendimin e këtij kuvendi. Unë besoj se ky është tagri i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk do na thërrasë dëshmitarë apo do të hetojë hetimin tonë. Për të mbrojtur dinjitetin e republikës parlamentare, nëse e duan presidenciale, le t’i drejtohet sovranit. Unë e mirëkuptoj mllefin e mosbegenisjes së këtij komisioni të presidentit.

E di çfarë meraku ka. Në Shqipëri është bërë një model, që nëse nuk i pëlqen një vendim le t’i drejtohen gjykatës së Bashkimit Sovjetik. Uroj në vendosmërinë e deputetëve të kësaj legjislature për vendim të drejtë që të shërbejë si mësim që sa kohë të jetë kushtetutë që çdo i zgjedhur të ushtrojë detyrën”, u shpreh Murrizi.

Kujtojmë se burime të sigurta për Gazeta Reforma bëjnë me dije se Komisioni Hetimor Parlamentar do të shkarkojë presidentin Ilir Meta këtë javë ose brenda javës tjetër, në varësi të kohëzgjatjes së procedurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat