Starova: Kushtetuesja do të marrë vendim pro për shkarkim të Metës!

Shqipëria

Starova: Kushtetuesja do të marrë vendim pro për shkarkim të Metës!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 00:27
Arjan Starova

Në emisionin 'Repolitix' të ftuarit folën edhe për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.  Arjan Starova u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta miratojë shkarkimin që do të votohet në Kuvend.

"Vendimi i Kushtetueses pastaj do të jetë për ta hequr. Por kjo do të ketë një debat shumë të madh më pas"

Ndërkohë që Petro Koçi tha se kjo është Presidenca më e shëmtuar e bërë ndonjëherë.

"Presidenti i ardhshëm mund të vijë edhe nga opozita, ne na duhet një kryeqytetar", u shpreh ai.

Për analistin Enver Bytyçi ky është një parlament i paligjshëm.

"Vendimi i parlamentit duhet të bazohet në Kushtetutë, duhet të bazohet në një nen konkret. Së dyti unë mendoj se parlamenti është i paligjshëm", tha ai.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat