Në Shqipëri sot janë kryer 4,441 vaksinime anti-COVID

Shqipëria

Në Shqipëri sot janë kryer 4,441 vaksinime anti-COVID

Më: 30 maj 2021 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 4, 441 vaksinime kundër COVID.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në Twitter.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit ndaj COVID në vendin tonë janë kryer 770 084 vaksinime kundër COVID.

“4 441 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 770 084 vaksinime”, shkruan ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat