Videot në "TikTok" të gjyqtares së Elbasanit/ Ministrja e drejtësisë: Për të ardhur keq, i kam kërkuar...

Shqipëria

Videot në "TikTok" të gjyqtares së Elbasanit/ Ministrja e drejtësisë: Për të ardhur keq, i kam kërkuar...

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:53
Enkeleda Kapedani dhe Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas publikimit të videove të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Në një postim në twitter, Gjonaj thotë se ato pamje janë të pakomentueshme, ndërsa theksin se që prej vitit 2019 i ka kërkuar KLGJ verifikimin dhe marrjen e masave pas lirimit të një të dënuari.

Postimi i Ministres:

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat