Vrau fqinjin 25-vjeçar për “sherret”, Mark Kodra “dorëzohet” para drejtësisë por pa pendesë

Shqipëria

Vrau fqinjin 25-vjeçar për “sherret”, Mark Kodra “dorëzohet” para drejtësisë por pa pendesë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

47-vjeçari që ekzekutoi fqinjin, Emiljano Ndou, të premten në Shkodër do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit. Në seancën për masën e sigurisë, Mark Kodra tha se çfarë u bë tashmë nuk kthehet, por nuk shfaqi pendesë.

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e arrestit burg pa afat Mark Kodrën, që mbrëmjen e së premtes vrau fqinjin 25-vjeçar Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj.

Duke pranuar krimin 47-vjeçari i është vetëdorëzuar drejtësisë duke pranuar krimin por pa shfaqur pendesë.

"Ajo punë ka ndodhur. Çfarë është bërë, është bërë tashmë”, citohet të ketë deklaruar ai gjatë seancës me dyer të mbyllura, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme para togave të zeza.

Të vetëm para drejtësinë 47-vjeçarin e la edhe avokati kryesisht, Gulit Hasana, i cili ia la në në dorë gjykatës vlerësimin e masës së sigurisë.

SPAK kërkon heqjen e pezullimit të gjykimit për Fatmir Mediun

Përplasen dy automjete në Berat, lëndohen dy pasagjerë

Në herët gjatë deklarimeve në polici, Mark Kodra dha variantin e tij të konfliktit me fqinjin dhe rrjedhën e tij deri natën kur përfundoi me të shtëna kallashnikovi.

Sipas tij, gjithçka kishte nisur gati një vit më parë dhe ishte përshkallëzuar, derisa 25-vjeçari sipas autorit i dhunoi djalin.

Mark Kodra ka deklaruar në polici e se e kishte paralajmëruar disa herë të riun të tregonte kujdes, por ai nuk e kishte marrë parasysh.

Natën e krimit, sipas bashkëshortes së autorit, ata debatuan fillimisht në lokalin e fshatit dhe më pas 25-vjeçari u ka ardhur me motor pranë banesës, veprim pas të cilit burri mori automatikun që kishte në banesë dhe e qëlloi për vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat