Çipa: AMA duhet mbushur me profesionistë të medias, jo të politizohet njëanshmërisht

Shqipëria

Çipa: AMA duhet mbushur me profesionistë të medias, jo të politizohet njëanshmërisht

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:21
Aleksandër  Çipa

Në një intervistë, analisti Aleksandër  Çipa u shpreh se qasje e mazhorancës ndaj zgjedhjes së anëtarëve të AMA-s është e njëanshme.

Sipas Çipës, një institucion i tillë duhet çuar drejt forcimit dhe pavarësisë, jo drejt një politizimi akoma më të madh.

Çipa: Pse duhet të rikthehemi tek kjo qasje që është një rikthim pas. Kur ekzistojnë premisat e rritjes së rolit të një institucioni sikurse është AMA ne duhet ta forcojmë këtë institucion, jo ta politizojmë. Unë mendoj se kandidatët në bordin e AMA-s duhet të vijnë nga njerëz profesionalë të medies, jo nga indulgjencat politike. Ky është një probleme serioz dhe në vazhdojmë të kemi shumë vakume ligjore për një çështje të tillë. Edhe raportet ndërkombëtare shfaqet një gjë e tillë.

Legjislacioni në vend garanton funksionimin e një autoriteti të pavarur, por duke njohur problematikat e realitet shqiptar, ne i shumë-fishojmë skepticizmat ndaj një veprimi të tillë. Këto janë veprime të njëanshme sepse nuk përfaqësojnë asnjë vullnet të opozitës, për shkak edhe të parlamentit të 2 viteve të fundit. Edhe organizatat e gazetarëve kanë dhënë solidaritetin më një çështje të tillë, duke pasur edhe parasysh raportet për mediat në vend. Në se një proces i tillë do ta dominojë këtë proces në këtë mënyrë do të jetë një cenim edhe për vetë mazhorancës.

Çipa shtoi se reagimi për veprimet e qeverisë lidhur me AMA-n nuk do të kalojnë pa nga gazetarët dhe organizatat në mbrojtje të medias.

Çipa: Unë shpresoj që të reagojnë në kohë, që të mos shkaktojnë vonesa të mëtejshme për vendin. Kjo është për të mbrojtur në fillim edhe entitetin e medias në radhë të parë. Gazetarët dhe profesionistët nuk do ta shterin reagimin vetëm me një deklaratë. Të mos harrojmë se ne kemi një skenë mediatike me inflacion të madh. Në raport me lidhjet selektive që krijon politika me medien, ne renditemi në vendet me probleme sa i takon informimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat