Vdekja e elektriçistit në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH, nën hetim një operator për falsifikim dokumentesh

Shqipëria

Vdekja e elektriçistit në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH, nën hetim një operator për falsifikim dokumentesh

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Drejtuesi i punimeve të OSSH në Gjirokastër është arretuar për vdekjen e elektriçistit Gëzim Çabej.

52-vjeçari nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektricistëve.

Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.

Ditën e djeshme teksa riparonin një linjë elektrike në lagjen Gërhot, ndërroi jetë Gëzim Çabej dhe u dëmtua një tjetër. Ai u transportua me helikopter në spital, por nuk ia doli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat