Harxhi: Kam kritikuar Bashën që në vitin 2017, kam qenë kundër djegies së mandateve

Shqipëria

Harxhi: Kam kritikuar Bashën që në vitin 2017, kam qenë kundër djegies së mandateve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:34
Edith Harxhi

Në Krasta Show me gazetarin Adi Krasta, kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi, duke u ndalur te zgjedhjet tha se ato nuk u fituan nga opozita për shkak se mungoi fryma për ti çuar njerëzit në shumicë dërrmuese në kutitë e votimit, ndërkohë që tha se ka qenë kritike ndaj Bashës që në vitin 2017.

‘Absolutisht e kam seriozisht këtë garë. Do shtoj edhe këtu edhe 2 evente të tjera, që janë dy takime që pata në PD, njëra që është në Forumin e Gruas së PD dhe e dyta me Forumin Rinor që më dha një adrenalinë të jashtëzakonshme.

Në fillim të 2018 në Këshillin Kombëtar pata një debat rreth 4 orë me z. Basha në lidhje me mbrojtjen e statusit që kisha paraqitur, të cilin ai nuk e pranoi.

Jo nuk u ngrinë marrëdhëniet, por nuk kemi pasur takime të tjera në forume pasi në mbledhjen e  Këshillit Kombëtar kur unë isha propozuar për anëtëre, unë u largova dhe dhashë dorëheqjen.

Unë e kam parë partinë me të njëtën lupë si në 2017 kur unë fillova që të kritikoj vendimarrjen në PD, problemet statuore, marrëveshjet e dyshimta për mua me maxhorancën dhe një seri vendimesh të tjera që janë marrë.

Por natyrisht kam qenë në vendimmarrjet e fundit, dorëzimi i mandateve, mosfutja në zgjedhjet e 30 qershorit që për mua ka qenë  e pafalshme, dhe garancia që dha Basha para zgjedhjeve që garantonte votën e shqiptarëve, por që nuk e mbajti.

Nuk mendoj që kryeministri është njeriu më i fortë në Shqipëri

Mendoj që është shumë imë i dobët dhe më thyeshëm se më parë

Tjetërsimi i votës së shqiptarëve që u bë para 25 prillit, është një tjetërsim që e kuptojnë të majtë dhe të djathtë.

Më erdhën socialistë para zgjedhjeve dhe më thanë që ju do fitoni, por unë u thashë që nuk shikoj frymën e 2005.

Inxhinieria e votës ka qenë edhe më parë, por është sofistikuar më shumë, për shkak se ka edhe më shumë para të pista. Ne nuk nxorrëm edhe më shumë njerëz në zgjedhje.

Kemi të bëjmë me humbje ciklike që vitin 2013.

Në programin tim kam përfshir% programin e sovranitetit të vendimarrjes ekonomike dhe politike.

Jam kundër një bashkëqeverisje me Ramën’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat