“Është një ritual për të shkaktuar mpiksje gjaku”, hidhet dritë mbi misterin e vdekjes së Evgjeni Baxhos

Shqipëria

“Është një ritual për të shkaktuar mpiksje gjaku”, hidhet dritë mbi misterin e vdekjes së Evgjeni Baxhos

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 23:59
Evgjeni Baxho

Vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Baxho vazhdon të jetë e mbuluar me mister. Në trupin e të ndjerës u gjetën disa simbole të çuditshme, të cilat ende nuk janë dëshifruar plotësisht. Prej ditësh flitet se 23-vjeçarja duhet të ketë qenë e përfshirë në ndonjë sekt, që në një farë mënyrë e ka çuar drejt këtij akti ekstrem.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, është diskutuar për këtë ngjarje dhe të tjera të ngjashme me të. Ekspert i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuço, për vdekjen e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho, tha se ajo i është nënshtruar një rituali të kryer nga një person i seksit mashkull, sepse  këto sekte sipas tij operojnë në gjini të kundërta.

“Ka ardhur koha të marrim masa, këto rituale janë kryer nga një mashkull kundrejt një femre ose anasjelltas, nuk ndodhin kurrë mes gjinive të njëjta. Mos t’i biem në qafë kot këtyre sekteve alternativë si Jehovai, por janë disa të tjerë që janë futur përmes tyre.

Është kryer disa herë dhe është nga një mashkull. Nga krahasimet e atyre që janë gjetur në trupin e viktimës nuk ka 100% përputhje me një grafikët që mund të gjendet në internet”, u shpreh eksperti.

Sa i përket simboleve mbi trupin e 23-vjeçares, Karamuço tha se njëra prej tyre që ngjan si një pemë është përqendrim energjie për të shkaktuar mpiksje të gjakut.

“Ajo që ngjan si pemë, ajo është një përqendrim energjie dhe frekuence për të shkaktuar mpiksjen e gjakut. Është pjesë e një rituali për të shkaktuar dëm në një organ të trupit me mpiksjen e gjakut. Viktimat ka qenë në kushtet e një presioni të madh ose mashtrimi të madh. Presioni për të kryer një ritual të tillë dhe mashtrimi që do të bëhet një ritual i bardhë në atë gjendje që është ajo.

Shkrimet janë mesazhe që janë të padeshifrueshme. Nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj alfabeti. Gjendja mund të jetë dhe thjesht muskulore, ndaj nuk shkruhen në momente të ndërgjegjshme, por të pandërgjegjshëm që i shkruajnë për t’i lënë si mesazhe. Pra janë bashkim i disa simboleve, nuk është alfabet. E kam një kuptim, por do më akuzojnë për nxitje të panikut. Sot në mëngjes, kam thënë që këta janë serial killer, i nënshtrohen një rituali që nuk ka fund dhe marrin kënaqësi nga këto”, u shpreh eksperti i kriminalistikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat