Greqia i jep Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit

Shqipëria

Greqia i jep Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:17
Ilustrim

Greqia pritet t’i japë Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit.

Në një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Aristotelis Peloni tha se vendimi u mor pas konsultave me Komisionin Europian.

Krahas Shqipërisë, siç raporton “Kathimerini“, 20 000 vaksina të tjera do t’i jepen edhe Maqedonisë së Veriut sipas zyrtarit grek, i cili nuk specifikoi në fakt se çfarë prodhimi do të jenë ato.

Ndërsa, edhe nuk raportohet se kur do të fillojë nisja e tyre drejt këtyre vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat