Yuri Kim: Kushtetuesja funksionale, majën e arrini nëse punoni së bashku

Shqipëria

Yuri Kim: Kushtetuesja funksionale, majën e arrini nëse punoni së bashku

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:41
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se Gkykatë Kushtetuese është në drejtimin e duhur, ndërsa nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

“Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku”.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim gjatë aktivitetit për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme në Gjykatën e Lartë”, është shprehur Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat