Vrasja e fundit në Vlorë/ Gazetari: Viktima merrej dhe me trafikim droge, pallati kishte kamera

Shqipëria

Vrasja e fundit në Vlorë/ Gazetari: Viktima merrej dhe me trafikim droge, pallati kishte kamera

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:58
Elton Qyno

Janë zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku viktimë mbeti 42 vjeçari. Shkëlzen Velaj, i cili u ekzekutua pikërisht në hyrjen e tij, në katin e pestë të pallatit ku jetonte.

Gazetari Elton Qyno, në Ora News, thotë se autori është ndjekur nga dy persona, dhe Velaj edhe pse kishte thirrur të ëmën që t’i hapte derën, nuk ka mundur të futet brenda banesës, duke rënë kështu në ‘duart’ e ekzekutorëve, të cilët qëlluan drejt tij me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.

Qyno, thotë se kjo është vrasja e 6 gjatë këtij viti në Vlorë, dhe sipas tij ekzekutimi i Velajt është i ngjashëm me atë të Jetnor Xhaferajt, i cili arriti që t’u shpëtojë plumbave.

42-vjeçari, i cili është djali i dytë i familjes Velaj, është ekzekutuar me 15 plumba.

"Shkëlzen Velaj është ekzekutuar me 15 plumba në pragun e shtëpisë. Jemi në një moment shumë delikat në këtë qytet, pasi brenda 5 muajsh kanë ndodhur 6 vrasje.  Kemi të bëjmë me një vrasje që ka nisur së pari që nga ekzekutimi Banjamin Bazhani në muajin dhjetor të vitit 2020. Vrasja Gentian Qarrit më 6 shkurt të vitit 2021, më tej me ekzekutimin e Taulant Malajt, ekzekutimi I Edison Begaj, atentatin dështuar ndaj Bledar Birçajt, atentatin e vrasjes së Delon Troçajt, dhe vrasjen e Shkëlzen Velajt.

Shkëlzen Velaj është djali I dytë I kësaj shtëpie që ekzekutohet, pasi familja Velaj ka dy djem, Shkëlzenin, Ardin që është ekzekutuar që në vitin 2015, dhe I vetmi që ka mbijetuar nga vëllezërit Bekim Velaj. Ngjarja ka marrë tjetër përmasa për arsye se autorët e kanë ndjekur në mënyrë sistematike, deri sa i ka hasur edhe vet viktima. Viktima e ka ndjerë që dikush po e ndiqte dhe ka marrë masa, për të iu shmangur një atentati të mundshëm, por mesa duket autorët i kanë marrë të gjitha përgjegjësit për vrasjen e këtij individi, duke i ngjitur deri në katin e 5. Një rast I ngjashëm është edhe me Jetnor Xhaferajn të cilën e ndoqën deri te dera e shtëpisë, por që nuk mundën ta vrisnin pasi ai u fut brenda banesës.

Shkëlzen Velaj, nuk ka pasur mundësi që të hap derën e apartamentit dhe ka filluar që të thërras të ëmën se po më ndjekin, ndërkohë që nga emocionet dhe nga frika është përpjekur që të hap derën, por për shkak të frikës, çelësat i kanë rënë dhe në këto moment dy autorët e kanë arritur pa hyrë në shtëpi dhe aty e kanë qëlluar me 15 plumba duke e lënë të vdekur në vend.  E ëma ka nguruar që ta hap derën për shkak edhe të frikës që ka pasur. Pasi ka rënë situata në qetësi ajo ka hapur derën dhe ka parë djalin e vrarë."

Ndërkohë, Qyno bën me dije se në hyrje të pallatit kishte kamera, ku dhe është kapur momenti duke vrapuar Shkëlzen Velaj, dhe moment kur kanë dalë autorët, të cilët nuk dihen nëse kanë qenë të amskuar apo jo. Sipas Qynos, Velaj, merrej dhe me trafikimin e lëndëve narkotike, teksa shton se një prej shkaqeve që mund të ketë çuar në ekzekutimin është hasmëria.

Në katin e parë ka pasur një kamera, nuk e di kush mund ta ketë vënë kamerën, e ka vënë vet Shkëlzen Velaj, për shkak të konflikteve që ka pasur si pasojë e ngjarjes së vitit 2015, por mund ta ketë vënë edhe ndonjë person tjetër pasi ka qenë vetëm në katin e parë, dhe jo në katin e pestë. Po kjo kamera ka filmuar vetëm momentin kur Shkëlzeni ka vrapuar, si dhe dy personat të armatosuara. Kamerat janë sekuestruar, por puna është se sa kanë arritur që të kapin këto kamera dhe a kanë qenë të zbuluar përsa u përket tipareve për t’I identifikuar.

Autorët kanë arritur që të zhdukin gjurmën e krimit, si makina dhe arma, të cilët janë gjetur të djegura. Viktima është një person që është marrë me kultivimin dhe me shitjen e lëndës narkotike që është kthyer në një fenomen në qytetin e Vlorës. Për shkak edh e të konfliktit që ka pasur që prej 2015, dhe për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike, emri i ndryshuar  që të bën të dyshosh se mund të kenë pasur konflikte edhe me persona jashtë shtetit. Pra të gjitha këto, konfliktet e   mëparshme mund të kenë çuar në vrasje.

Fakti që ke një hasmëri, hasmi edhe pse të ka vrarë i merr të gjitha për të neutralizuar akoma më shumë apo për të dobësuar edhe më shumë. Nëse hasmi merr informacione në rrugë të ndryshme, që tip o organizohesh për ta goditur atë atëherë edhe hasmi masa për t’u vetëmbrojtur, duke bërë një kundër goditje. Mund të jetë edhe pistë që rrjedh që nga hasmëria e 2015 e deri më sot. Që prej asokohe tensioni mes familjarëve ka qenë shumë i lartë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat