Anti-Mafia italiane merr në dorë hetuesit e BKH/ Nisin trajnimin në Romë

Shqipëria

Anti-Mafia italiane merr në dorë hetuesit e BKH/ Nisin trajnimin në Romë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:56
Hetuesit e BKH

28 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të shkojnë së shpejti në Romë në një trajnim në Departamentin e Hetimit Anti-Mafia.

Lajmin e ka dhënë ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci i cili ka zhvilluar sot një takim me praninë e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja dhe shefes së BKH-së shqiptare Aida Hajnaj.

“Shumë i kënaqur që takova sot anëtarët e BKH-së të cilët së shpejti do të shkojnë në Romë për të ndjekur trajnimin operativ të organizuar nga Departamenti i Hetimit Anti-Mafia” shkruan ai në Twitter.

E ndërsa 28 hetuesit pritet që shumë shpejt të nisin nga puna me dosjet voluminoze që i presin, në Byronë Kombëtare të Hetimit vijon gara për kontingjentin e dytë të hetuesve që do të dalin nga procesi që ka nisur prej disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat