Detaje nga vrasja në Tiranë: Babë e bijë e vëzhguan viktimën për 30 minuta para vrasjes

Shqipëria

Detaje nga vrasja në Tiranë: Babë e bijë e vëzhguan viktimën për 30 minuta para vrasjes

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Mësohem detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës. Burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku.

Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë.

Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, kam nxjerr armën, të cilën e kisha pa karikator. E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit.

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

Avokati Adriatik Cama është në spital, jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje pas dy javësh.

Seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkoj për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Burimet bëjnë me dije se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat