“Ku i gjeti presidenti gjithë atë pasuri me rrogë shteti”/ Nishani “kryqëzon” Metën: T’i nënshtrohet vetingut

Shqipëria

“Ku i gjeti presidenti gjithë atë pasuri me rrogë shteti”/ Nishani “kryqëzon” Metën: T’i nënshtrohet vetingut

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:13
Bujar Nishani

Ish presidenti Bujar Nishani ka thumbuar pasardhësin e tij, Ilir Metën sa i takon pasurisë që ky i fundit ka vënë.

Nga Devolli, ku ka zhvilluar një takim me strukturat së bashku me kandidaten për kryetare të PD Edith Harxhi, Nishani ka kërkuar që përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe politikanët t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Ai ka shtuar se komisioni që do të ngrihet për këtë çështje të jetë nga bota akademike dhe të mos ketë asnjë lidhje me politikën.

“Duhet një veting për të gjithë politikanët, për të zbuluar mënyrën se si e kanë vënë pasurinë. Presidenti të ketë gjithë ato saraje se me rrogë shteti ka qenë. Të gjenden rrugët për të shkuar tek publiku në mënyra të ndryshme. Të gjithë avokatët dhe gjyqtarët të japin mendimin e tyre. Procesi i vettingut të bëhet me figura të pakompromentuara dhe të mos kenë lidhje me politikën. Pastaj të kalojë ky proces në gjykatë dhe gjykata më pas të vendosë”, tha Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat