Artur Zheji: Janë hedhur miliona euro në rrjetet sociale për të shkatërruar imazhin e Lulzim Bashës para 25 prillit

Shqipëria

Artur Zheji: Janë hedhur miliona euro në rrjetet sociale për të shkatërruar imazhin e Lulzim Bashës para 25 prillit

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:17
Artur Zheji

Gazetari Artur Zheji thotë se miliona euro të cilave nuk u dihet origjina, janë hedhur në rrjetet sociale për të sponsorizuar postime që kishin për qëllim t’i prishnin imazhin kreut të PD, Lulzim Basha.

Zheji i referohet një investigimi të gazetës “Reporter”, ku në të vërtetë thuhet se janë sponsorizuar të ashtuquajturat antireklama, apo postime me video e “meme” humoristike, por vlera e tyre nuk e kap as 100 mijë euro.

Kjo sipas Zhejit i ka shkatërruar imazhin Bashës, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Komenti i plotë:

Fjala e politikanëve është si puna e ngjyrës së bardhë, ajo ka një spektër ngjyrash, përthyhet në prizmin e realitetit. Ka betejë ligjore, ka luftë diplomatike.

Tani doli një tjetër dhënë shumë e madhe, sa i përket miliona e miliona eurove që janë paguar, dhe ke një investigim të BIRN, ku janë sponsorizuar shumë faqe “fake” për të shkatërruar imazhin e Partisë Demokratike dhe të Lulzim Bashës personalisht.

Miliona euro, burimi i të cilave nuk dihet nga është. Këtu ka një gjë mjaft komplekse, megjithatë….

Doja të shtoja dy tre element, mendoj që historia e mosnjohjes së zgjedhjeve dhe rezultatit të manipuluar ka kulmin e vet 96-ën që përmbysi Berishën. Berisha donte të përmbyste në 97-98-ën dhe u largoi ëndrrën demokratëve.

Në 2001-shin nuk donte ti njihte zgjedhjet, por realizoi indirekt rrëzimin e Metës por erdhi Fatos Nano që bëri një koncesion te presidenti dhe u zgjodh Moisu.

Pra gjithmonë është munduar të arnohet krisja elektorale. Në 2009-ën kemi humbjen e Ramës dhe mbajtjen e partisë me dhunë, me sloganin: “Hap kutitë ose largohu!”.

As kutitë nuk u hapën, as Rama nuk u largua nga partia, por u largua Blushi, konkurrenti. Tani jemi këtu në këtë situatë të sotshmen. Mendoj që nuk ka ndonjë habi, edhe zgjedhjet janë vjedhur edhe partia ka humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat