Përpiu 2 miliardë dollar dhe “avulloi” në Shqipëri, sa para kapi policia turke në llogaritë e bosit të “Thodex”

Shqipëria

Përpiu 2 miliardë dollar dhe “avulloi” në Shqipëri, sa para kapi policia turke në llogaritë e bosit të “Thodex”

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:51
Faruk Fatih Ozër

Autoritetet turke kanë sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Thodex”, të drejtuar nga turku i shumëkërkuar Faruk Fatih Ozër, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri që prej 18 prillit.

Mediat lokale raportojnë se në tre llogaritë e tij në bankat turke janë gjetur gjithsej 1.6 milion euro, ndërkohë që vlera e mashtrimit që dyshohet se u krye nga “Thodex” nën drejtimin e Faruk Fatih Ozer është 2 miliardë dollar.

Policia turke ka arrestuar disa bashkëpunëtorë të tij me akuzën e mashtrimit, kurse kreu i kompanisë që kishte kriptomonedhën e famfshme turke nuk ështe gjetur ende pavarësisht kërkimeve intensive edhe në Shqipëri.

Ky i fundit u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë më datë 18 prill dhe që prej asaj dite është zhdukur. Turqia dërgoi edhe një specialist për të ndihmuar autoritetet shqiptare në gjetjen e bosit të “Thodex”, por pa rezultat.

Mediat turke raportuan më herët se nga informacionet e siguruara në mënyrë informale kanë mësuar se bosi turk fshihej në Shqipëri nga grupe të lidhura me mafian dhe biznesin duke mos dhënë detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat