“‘Salillari’ po na shemb shtëpitë”/ Gërmimet që po bën kompania krijojnë çarje të mureve

Shqipëria

“‘Salillari’ po na shemb shtëpitë”/ Gërmimet që po bën kompania krijojnë çarje të mureve

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Këto banesa pranë kopshtit zoologjik në Tiranë nuk i dëmtoi as tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Por së fundmi toka në themelet e tyre po shembet dhe këtë herë fajtor janë njerëzit. Banorët akuzojnë direkt kompaninë “Salillari”.

Gërmimet e themeleve nga kompania ‘Salillari’ kanë krijuar rrëshqitje të dheut dhe ndërkohë që themelet priten të gërmohen edhe më thellë akoma. Të çarat e krijuara në sipërfaqe të rrugës kanë krijuar frikë te banorët se ndonjë ditë mund të gdhihen nën rrënoja.

Të çarat në muret e banesave dhe në tokën e themeleve vazhdojnë të zgjerohen me shpejtësi dhe banorët tremben se së shpejti do duhet të largohen prej andej për t’i shpëtuar shembjes qe po ju shkakton kompania “Salillari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat