Shkarkimi i Metës, Aurela Anastasi: Përgjegjësi e madhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Shkarkimi i Metës, Aurela Anastasi: Përgjegjësi e madhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 20:09
Aurela Anastasi

Konstuticionalistja Aurela Anastasi foli për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, nga Kuvendi.

Gjatë intervistës, Anastasi tha se vendi i sotëm i marrë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese brenda 5 ditëve.

“Nga pikëpamja ligjore nuk ka ndryshime. Ne kemi dispozitat e parashikuara në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese që vendosin disa rregulla për procedurën e shkarkimit nga detyra të presidentit.  Veçse se do të zbatohen drejtpërdrejtë, të gjitha aspektet e tjera procedurale për të cilat do të lindë nevoja gjatë gjykimit do të vendosen nga vetë Gjykata Kushtetuese, nga mbrydhja e gjyqtarëve ose nga senat plenare e GjK.

Afati 5 ditor për dërgimin e vendimit të Kuvendit është i parashikuar me rregulloren e Kuvendit dhe Kuvendi është i detyruar ta respektojë atë. Pra nga dita e sotme, brenda 5 ditëve Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nëpërmjet dërgimit pranë saj të vendimit të sotëm të Kuvendit”, u shpreh ajo.

Më tej konstuticionalistja theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet më kërshëri për faktin se si do të jetë arsyetimi i vendimit, ndërsa shtoi se kjo është një sfidë dhe një moment i rëndësishëm për GjK, ndërsa shtoi se është një përgjegjësi e madhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Pres dhe dua ta monitoroj të gjithë procesin e gjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Vendime të tilla janë të rralla edhe për ne, pasi është rasti i parë. Më shpesh ndodhin në vende që kalojnë tranzicione demokratike, kështu që janë vendime të rralla edhe në botë. Ana pozitive është krijimi i precedentit dhe është një përgjegjësi e madhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Çështja është që vendimet e GjK shihen me kërshëri në arsyetimin e vendimit. Pra ky është një moment i rëndësishëm, por edhe një sfidë për Gjykatën Kushtetuese e cila është me përbërje, ende të paplotë.  Duhet të shihen të gjitha çështjet, nëse ka pasur apo shkelje të Kushtetutës dhe nëse ka pasur a është e rëndë aq sa të bëhet shkak për shkarkimin e presidentit”, tha më tej Anastasi.

Sipas Aurela Anastasit, vendimi i sotëm tregoi se në këtë çështje do të shërbenin më shumë ligjet, sidomos ato organike.

Ajo sqaroi se me një ligj organik për funksionimin e Presidentit të Republikës  shumë gjëra do të thjeshtoheshin

“Sa herë që krijohen situata të tilla nuk ka precedentë, kanë mjaft të panjohura në mes dhe gjithmonë në i drejtohemi Kushtetutë dhe themi është e paplotë. Unë nuk mendoj që Kushtetuta është  e plotë apo ja ndonjë vakum, por përmbush të gjitha standardet.

Do të thoja që më shumë në këtë aspektet do të shërbenin ligjet sidomos ato organike. Ne kemi ligje organike për institucione të rëndësishme të vendit dhe mund të kishim një ligj organik edhe për presidentin e Republikës dhe me siguri do të na shërbente edhe sot. Dita e sotme tregon që po ta kishin një ligj për organizimin dhe funksionimin e  Institucionit të Presidentit të Republikës, mund të shërbente më mirë sot për të zgjidhur këto dilema”, tha më tej Anastasi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat