Korrupsioni në administratë, qytetarët: Fajtorë ne që japim ryshfet dhe punonjësit që e marrin

Shqipëria

Korrupsioni në administratë, qytetarët: Fajtorë ne që japim ryshfet dhe punonjësit që e marrin

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:26
Ilustrim

Një ditë pas sondazhit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim që tregon se 87% e shqiptarëve pohojnë praninë e korrupsionit në administratë, qytetarët shprehen se detyrohen të japin ryshfet për shkak të mosdhënies së shërbimeve. Sipas tyre institucionet duhet të krijojnë mekanizma për ndëshkimin e punonjësve të korruptuar.

Studimi i fundit i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim evidentoi se niveli i korrupsionit në institucionet e administratës publike mbetet në nivele të larta.

Po çfarë mendojnë qytetarët, është faji i tyre që japin ryshfet për të marrë një shërbim apo është papërgjegjshmëria e punonjësve të administratës publike?

"Te të dy çalon, edhe te punonjësit që e marrin atë por edhe te ata që e japin. Duhet të bëhen më të përgjegjshëm për shërbimin që kërkojnë, të mos ofrojnë ryshfet. Ti drejtohehn në rrugë ligjore."

"Ka pasur por që kanë paguar nën dorë me sekserë, jo shërbyeset, jo infermieret".

"Është sektori më i vështirë sepse njeriu nga halli edhe mund të paguajë, ka të bëjë me jetën, është më i vështiri".

"E kanë fajin vetë qytetarët që i mësojnë punonjësit e administratës me korrupsion."

Fenomeni i korrupsionit në administratë sipas qytetarëve është vështirësisht i shmangshëm, por shteti duhet të krijojë mekanizma kontrollues për ndëshkimin e punonjësve të korruptuar.

Nga ana tjetër edhe vetë qytetarët e pranojnë se duhet më shumë ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për këtë mentalitet të krijuar për dhënien e ryshfetit në këmbim të marrjes së një shëbimi më të shpejtë e cilësor, një taktikë kjo e gabuar si pasojë e një mentaliteti të krijuar.

"Shteti nuk e ka të vështirë për ti gjetur këta si në drejtësi, mjekësi.Mënyra tjetër është të ndërgjegjësohen njerëzit që nëpunësi i shërben popullit jo atij që e ka caktuar aty me meritë apo miqësi."

87% e shqiptarëve, sipas sondazhit, kanë pohuar ekzistencën e korrupsionit në administratë, ku institucionet më të korruptuara renditen gjykatat,spitalet, policia dhe parlamenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat