Kapet me 13 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Shqipëria

Kapet me 13 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 13:30
Arrestimi

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Sipas njoftimit të bluve, shtetasi R. K., 19 vjeç, banues në Tiranë u konstatua në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, duke lëvizur me mjetin tip "Volkswagen."

Shërbimet e policisë i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalonte, por 19 vjeçari  nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat