Mbyllet stërvitja madhore e udhëhequr nga SHBA, pjesë u bë edhe Shqipëria

Shqipëria

Mbyllet stërvitja madhore e udhëhequr nga SHBA, pjesë u bë edhe Shqipëria

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 18:31
DEFENDER-Europe është një ushtrim i përbashkët vjetor i ushtrisë amerikane në Europë me bashkëpunimin e forcave aleate të NATO-s.

Ambasada Amerikane shpërndau një njoftim të zyrave qendrore të Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Azinë, në të cilin thuhet se Defender Europe 21 u përmbyll me sukses dhe trupat amerikane u rikthyen në atdhe.

Forcat amerikane janë në proces të rikthimit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa aktivitetet e DEFENDER-Europe 21 në të gjithë Europën po mbyllen. Në Shqipëri u angazhuan mbi 3 mijë trupa të vendeve aleate të NATO-s, ndërsa në total trajnimi u krye njëkohësisht në 12 vende të tjera me pjesëmarrjen e rreth 30 mijë trupave në total.

DEFENDER-Europe është një ushtrim i përbashkët vjetor i ushtrisë amerikane në Europë me bashkëpunimin e forcave aleate të NATO-s.

Aleatët dhe partnerët e SHBA-së dhe NATO-s punuan së bashku në të gjithë DEFENDER-Europe 21 për të ndërtuar gatishmërinë, për të rritur ndërveprimin dhe për të forcuar marrëdhëniet. Më shumë se 28,000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe kryen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në një duzinë vendesh.

“Ndërveprimi është çelësi i gatishmërisë së aleancës. DEFENDER-Europe 21 është dëshmi e angazhimit të hekurt të SHBA për NATO, është një shembull kryesor i aftësive tona kolektive dhe demonstron se aleatët dhe partnerët e NATO-s janë më të fortë së bashku", tha gjenerali Christopher Cavoli, gjenerali komandues i Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë.

Lëvizja në shkallë të gjerë e trupave dhe pajisjeve për këto stërvitje përfshin mbështetje të gjerë nga secili prej dymbëdhjetë kombeve pritëse, mes të cilave edhe Shqipëria ku u angazhuan rreth 3 mijë trupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat