Vaksinimi në burgje/ Ministrja Gjonaj: Janë vaksinuar 1291 të dënuar deri më tani

Shqipëria

Vaksinimi në burgje/ Ministrja Gjonaj: Janë vaksinuar 1291 të dënuar deri më tani

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 12:27
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj me anë të një njoftimi në rrjetin e saj “Facebook”, ka informuar mbi ecurinë e vaksnimeve në burgje.

“Vaksinimi ka filluar në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimve Penale Durrës, Lezhë, Lushnjë, Tepelenë dhe Vlorë, për kategoritë e të dënuarve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç”, shprehet Gjonaj.

Më tej ajo shton se Në 9 IEVP të vendit ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksninës, janë kryer 1291 vaksnime.

Ministrja Gjonaj shkruan gjithashtu se vaksinimi do të shtrihet në të gjithë IEVP-të e vendit. Kujtojmë që më herët vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja”, “Ali Demi”, Fier, “Mine Peza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat