Ministrja Gjonaj: Nëse veprat penale janë të vogla, burgimi s’të ndihmon

Shqipëria

Ministrja Gjonaj: Nëse veprat penale janë të vogla, burgimi s’të ndihmon

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:51
Etilda Gjonaj

Drejtues të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë, u bënë bashkë në një tryezë diskutimi mbi dënimet alternative, si një alternativë për një jetë më të mirë. Një rol të rëndësishëm do luajë edhe Manuali mbi dënimet alternative, i cili u hartua në harkun e 2 viteve nga një grup ekspertësh, në gjykata ne rang kombëtar.

Ky Manual ndihmon aktorët e përfshirë në proces në aplikimin dhe zbatimin e dënimeve alternative duke pasqyruar problematikat dhe praktikat më të mira.

Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Kontratën Shoqërore tha se synohet rritja e efektivitetit në dhënien e drejtësisë sidomos për të dënuarit në moshë të re apo ata për herë të parë.

E pranishme Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se praktikat ndërkombëtare vlerësojnë se dënimet alternative janë shumë efektive sidomos në rehabilitimin e të dënuarve. Duke sjell në vëmendje edhe praktikën e Holandës, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaroi se dënimet alternative ndihmojnë në riintegrimin e jetës në një jetë larg krimit. “Nëse veprat penale janë të vogla, burgimi nuk të ndihmon, ndaj një ndëshkim më i zgjuar përmes dënimeve elektronike përmes mbështetjes psikologjike e ndihmon të dënuarin në mospërsëritjen e veprës penale. Holanda ka mbyllur rreth 23 prej pothuajse 80 burgjeve që prej 2004. Prej vitesh në Holandë janë mbështetur dënimet alternative.

Drejtuesit e Shkollës së Magjistraturës dhe të Shërbimit të Provës nënvizuan se dënimet alternative janë të lidhura ngushtësisht me edukimin social. Gjatë vitit 2017-2021 përfunduar me sukses dënimin alternativë rreth 24 mijë e 400 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat