‘Po na sëmur’/ Banorët e Zharrëzës të shqetësuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbure, kërkojnë zgjidhje

Shqipëria

‘Po na sëmur’/ Banorët e Zharrëzës të shqetësuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbure, kërkojnë zgjidhje

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:12
Foto

Përroi i Zharrëzës është tërësisht i ndotur nga mbetje hidrokarbure.

Kjo ndotje është kthyer në një shqetësim për banorët pasi përroi kalon në disa zona të banuara si në Zharrëz , Katund i Ri, Frashër, Sheqishte.
Derdhjet më të mëdha kanë qënë mbrëmjen e djeshme.

Kjo ndotje vjen nga vend grumbullimi i naftës që i përket kompanisë Albpetrol.

Ndotja me mbetjet hidrokarbure bëhen akoma më shqetësuese pasi derdhen te vija e Ngjalës e më pas në Lumin Gjanicë në Fier i cili mbrëmjen e djeshme ishte i ndotur dhe me aromë të rëndë.

Banorët thonë se si pasojë e ndotjes hidrokarbure shumë banorë të Zharrëzës janë të sëmurë me sëmundje në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat