Emrat/ “Gjeneralët” e plazheve, që kanë zaptuar 60% të sipërfaqes së rërës për 60 vite, me qira 3 (tre) lekë/m2 në ditë

Shqipëria

Emrat/ “Gjeneralët” e plazheve, që kanë zaptuar 60% të sipërfaqes së rërës për 60 vite, me qira 3 (tre) lekë/m2 në ditë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:46
Ilustrim

Pas ngjarjes në Velipojë, kryeministri Rama ka vërsulur policinë mes pushuesve, për të “çliruar” plazhet nga shezlonget pa leje, sikur gjoja deri para ngjarjes, vetëm ai nuk e dinte që ishin të zaptuara.

Fakti, që kryepolici Ardi Veliu po raporton me bujë, se po hiqen nga 10-20 shezlongë, në parcela anësore të zëna prej individësh me kioska; tregon se edhe ky aksion, është show i inskenuar nga vetë kryeministri për të “pastruar” klientelizmin e krimin qeveritar me plazhet.

E themi këtë, sepse policia nuk ka guxuar të futet në sipërfaqet e plazheve 3 mijë deri 10 mijë m2 rërë, të zaptuar nga të fortë të krimit, nga biznesmenë të fuqishëm dhe nga ata që kanë lidhje familjare, miqësore e interesash me kryeministrin, ministra e deputetë të kupolës.

Sipas burimeve konfidenciale nga policia e shtetit; “Pamfleti” ka mësuar, se edhe këto sipërfaqe të mëdha plazhi të zaptuara nga të mëdhenjtë pranë piramidës së pushtetit, janë në listën e policisë, por për të mos u prekur, sepse aksioni do bëhet vetëm kundër të vegjëlve.

Ndaj nuk është çudi, që ka dhe zona bregdetare “autonome” në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Kavajë, Lalz, Divjakë, Vlorë, Himarë, Sarandë e Ksamil, ku policia është urdhëruar të mos kontrollojë e madje, të mos shkelë fare as si rrugë kalimi.

Bëhet fjalë për plazhet resorte të 12 oligarkëve me sipërfaqe nga 80-100 mijë m2; që janë zaptuesit e 60% të krejt sipëfaqes së rërës në zonat bregdetare preferenciale, por shteti zyrtar nuk guxon t’i ngacmojë, sepse ata janë shteti “de facto” që kanë fuqi të shporrin dhe kryeministrin.

Prandaj Babloku nuk i prek, por i përkëdhel, aq sa përveç PPP-ve e tenderëve nga 10-20 milionë Euro në vit; i pajis dhe me udhëra e vendime të paligjshme, për të zaptuar e bërë biznes pa asnjë taksë, me hapësirat e plazheve publike.

Referuar dokumenteve, rezulton se prej 16 vitesh, Berisha e Rama dhe mes tyre “ujku” i pazareve Ilir Meta; u kanë dhënë 16.8 milionë m2 sipërfaqe rëre 12 oligarkëve të njohur, ose mesatarisht nga 14 hektarë secilit, kudo ku ata kanë resortet me vila e apartamente, ose stacionet sezonale të plazheve.

Mos u çuditni, por këto u janë dhënë me për 60 vite përdorim me të drejtë 3 kontrata 20-vjeçare; e me çmim 3 (tre) lekë/m2 në ditë, kur minimalisht çmimi i 1 shezlongu është 6-8 Euro në ditë.

“Gjeneralët” që kanë pushtuar plazhet në bredgetin jugor, janë Milo Gjikuria, Gentian Sula, Pëllumb Salillari, Shkëlqim Fusha, Luan Leka, Dritan Çela, Adnand Hako, Artan Dulaku, Agron Papuli, Aleksandër Carapuli dhe “bosët” me mbiemrin Kume, etj. etj.

Madje ka ndërtuar resorte e kanë zaptuar plazhe nga 10 mijë m2; dhe oligarku ri i kromit, Bukurosh Koçi nga Bulqiza që është ortak me Ilir Beqjen dhe deputeti Alket Hyseni, i cili ka grabitur 11 mijë m2 tokë buzë detit me letra false e po hetohet nga SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat