Arben Kraja: Prokurorë dhe policë prej një viti nën hetime

Shqipëria

Arben Kraja: Prokurorë dhe policë prej një viti nën hetime

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 10:59
Konferenca per media

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar “Shipirti”.

Ai ka thënë se kishte mbi një vit që kryeheshin hetime, për këtë çështje.

“Është një skuadër e përbashkët e krijuar, që ka një vit e gjysmë që kryen aktivitet dhe hetimet përbashkëta, një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të sukseshsëm, i rëndësishëm në grumbullimin dhe analizimin e provave dhe ekzekutimin e masave të sigurimit, 28 masa sigurimi në Shqipëri”, është shprehur Kraja.

Sipas tij, një moment i rëndësishëm është dhe hetimi i gjithanshëm që është kryer, ku është evidentuar i gjithë zinxhiri, nga prodhimi deri te trafikimi në Itali i lëndëve narkotike si dhe është evidentuar dhe provuar dhe përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik duke favorizuar aktivitetin kriminal.

Bëhet fjalë për prokurorë, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajtshme disa milionë euro.

Përdorimi i bashkëpuntorëve të drejtësisë kanë dhënë dhe kontributin e tyre në këtë operacion. Kemi ngritur akuza për pastrim të veprës penale, para një viti në një konferencë në Romë kemi shpjeguar dhe fazën e parë të këtij operacioni ku kam premtuar se kush është i përfshirë do të ndiqet penalisht përfshirë dhe zyrtarë publik”, ka thënë Kraja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat