Operacioni ‘Shpirti’, i sh-drejtuesi i Policisë bën deklaratën e “bujshme”

Shqipëria

Operacioni ‘Shpirti’, i sh-drejtuesi i Policisë bën deklaratën e “bujshme”

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:59
Arben Hajdarmataj

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Arben Hajdarmataj komentoi operacionin policor të koduar ”Shpirti”, ku u arrestuan 38 persona përfshirë zyrtarë dhe prokurorë për trafik droge, ku tha se SPAK nuk ka kapur peshq të mëdhenj.

Madje, ai u shpreh se merita për goditjen e këtij grupi kriminal, i takon prokurorisë dhe antimafies italiane, dhe se këta të fundit kanë ftuar edhe autoritetet shqiptare.

Sipas tij, kjo ishte një goditje e zakonshme nga ana e SPAK, teksa shtoi se niveli më i lartë i trajtuar nga Prokuroria e Posaçme, ishte një punonjës policie, nënkomisar, një prokuror, një drejtues administrate dhe dy ish shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Mua nuk më duket serioze, rendja e institucioneve shqiptare si SPAK e policia e shtetit që të marrin atributet, apo lëvdatat që duan t’i kenë por nuk i kanë. Ky është një operacion drejtuar nga prokuroria e antimafies e italiane dhe ka ftuar autoritetet shqiptare. Këtu nuk jemi në nivelin që SPAK ka iniciuar vetë hetimin dhe ka ftuar në bashkëpunim autoritetet italiane. Pavarësisht nga ato që thuhet në konferenca shtypi se kanë goditur Ndraghetën apo mafien më të madhe të Europës.

Po ta analizojmë qetë, pavarësisht nga numri i personave të përfshirë, për mua është një goditje e zakonshme. Niveli më i lartë ishte një punonjës policie me gradën më të ulët, nënkomisar, një prokuror, një drejtues administrate dhe dy ish shoqëruesit e zotit Tahiri që qysh në vitin 2015 kanë qenë të denoncuar publikisht nga mediet”, tha Hajdarmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat