Kush është i riu që u godit dhunshëm në kokë

Shqipëria

Kush është i riu që u godit dhunshëm në kokë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:26
Ilustrim

Policia e Kurbinit ka dalë në një njoftim për mediat lidhur mbi ngjarjen e ndodhur gjatë mbrëmjes në fshatin Sanxhak të Laçit, ku i riu, Lleji Lika, u godit me sende të forta në kokë dhe për pasojë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.  

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat