MSh: Punonjësit socialë të bëhen pjesë e Urdhrit, ose...

Shqipëria

MSh: Punonjësit socialë të bëhen pjesë e Urdhrit, ose...

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:22
Ministria e Shëndetësisë

Punonjësit socialë në Shqipëri duhet të regjistrohen në Urdhrin e Punonjësve Socialë për të ushtruar profesionin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se duke filluar prej datës 12 korrik deri më datën 23 korrik, të gjithë punonjësit socialë që nuk janë bërë pjesë e Urdhrit në thirrjen e parë të vitit 2016-të të fillojnë procedurat e regjistrimit, sipas ligjit të miratuar që në vitin 2014.

Personat e mësipërm duhet të paraqiten mes këtyre datave pranë zyrave të Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00 me dokumentacion kopje të diplomës së punonjësit social, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dëshmi penaliteti, deklaratë personale dhe kopje të kartës së identitetit.

Edhe për shtetasit e huaj që duan të ushtrojnë këtë profesion në Shqipëri është i njëjti rregull, ata duhet që më parë të bëhen pjesë e Urdhrit të Punonjësit Social. Dokumentacioni që kërkohet për ta është njësimi i diplomave, certifikatave dhe specializimeve të kryera, një rekomandim nga një specialist vendas dhe anëtar i Urdhrit, leje qëndrimi dhe leje pune në Shqipëri dhe certifikata e mirësjelljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat